HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-13 17:40:22
A+ A- Printo artikullin



Plagët e luftës në Kosovë në qendër të takimit të imzot Gjergjit me përfaqësues të Komisionit për persona të zhdukur e Komitetit internacional të Kryqit të Kuq



Plagët e luftës në jetën e njerëzve që kaluan atë kalvar të tmerrshëm duhen shëruar. Mbi këtë biseduan sot në Prishtinë përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur e të Komitetit Internacional të Kryqit të Kuq gjatë takimit me ipeshkvin katolik të Kosovës, imzot Dodë Gjergjin.
Pranë selisë së ipeshkvit katolik të Kosovës, sot në Prishtinë, imzot Dodë Gjergji priti në një takim delegacionin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe përfaqësuesit e Komitetit Internacional të Kryqit të Kuq.
Ipeshkvi katolik u informua për punën dhe proceset e këtyre dy organizmave që merren me zbardhjen e personave të zhdukur që nga periudha e luftës.
Përfaqësuesit e dy organizatave, z. Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar dhe Agim Gashi nga Komiteti Internacional i Kryqit të Kuq, falënderuan Kishën katolike për ndihmën dhënë gjatë e pas luftës, posaçërisht për shërimin e plagëve shkaktoi konflikti tek njerëzit. E kërkuan nga Kisha Katolike ndihmë dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Ipeshkvi, imzot Dodë Gjergji, falënderoi për angazhimin e tyre të rëndësishëm, kujtoi angazhimin e vazhdueshëm të Kishës Katolike, e cila nëpërmjet organizmave të saj si Caritasi e strukturat tjera, e ripohoi impenjimin e saj të përhershëm në shërimin e plagëve që lufta ka lënë në shoqërinë kosovare, e kjo çështje mbretet prioritet jo vetëm i Kishës, por edhe i tërë shoqërisë.
Imzot Dodë Gjergji, u premtoi delegacioneve se Kisha Katolike do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen një bashkëpunëtore aktive në forma të ndryshme.
Njoftimi nga zyra ipeshkëvnore në Prishtinë




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama