HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-13 17:43:59
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës



E diel 15 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 24-të gjatë vitit e gjithnjë më 15 shtator kalendari kishtar përkujton festën e të Zojës së Bekuar të Dhimbshme. Në Ungjillin e kësaj së diele, Jezusi, përmes tri shëmbëlltyrave , na propozon misterin e mëkatit e të dashurisë përdëllyese dhe të paparashikueshme të Hyjit. Kulmi i shëmbëlltyrës së deles së humbur është në ftesën për të marrë pjesë në gëzimin e faljes së Hyjit.
Të hënën më 16 shtator, kalendari kujton shenjtorët Korneli papë e Çipriani ipeshkëv, martirë, Eufemia martire e Vitori, papë. Jeta shenjtorëve na kujton se ta jetosh e ta kumtosh Ungjillin, shpesh herë do të thotë t’i kundërvihesh kulturës në të cilën jeton. Na shtyn të mos pranojmë atë që duket se e pranojnë të gjithë e na kujton se, ndryshe nga të tjerët, ne nuk i pranojmë kënaqësitë dhe pushtetin e kësaj bote, në të cilën jemi shtegtarë që ecin drejt një bote më të mirë.

Të martën më 17 shtator kalendari kujton shën Robert Belarminin, kardinal, ipeshkëv e doktor i Kishës . Përmes kësaj figure, kujtojmë se ndër njerëzit që Zoti i thërret e i dërgon të përhapin lajmin e mirë, jemi edhe ne. Çdo i krishterë dërgohet në botë për të dëshmuar dashurinë që na ka dhuruar Hyji nëpër Krishtin. Për këtë jemi të sigurt.
Të mërkurën më 18 shtator, sipas kalendarit bie kujtimi i shën Jozef Kopertinit, meshtar françeskan. Ai na kujton se të jesh i krishterë, do të thotë të jesh i sigurt se Zoti kujdeset për ne në çdo çast të jetës. E kjo na jep zemër ta shpallim haptazi besimin tonë në Zotin, duke e pasur mirë parasysh se feja nuk është ndjenjë private, por dëshmi publike!
Të enjten më 19 shtator, kalendari na propozon figurën e shën Gjenarit, ipeshkëv i Beneventos e martir.
Psalmi i kësaj dite thotë: pa mbarim do ti këndojë mirësisë së Zotit. Tërë personi i Jezusit, edhe trupi i tij, shpreh forcën që pambarimisht jep shëndet e guxim. Ja udhët për të fituar shpëtimin prej Zotit: të bëhemi nxënës të tij e ti dëgjojmë e zbatojmë mësimet e apostujve, të cilët na propozojnë ato udhëzime që Mësuesi Hyjnor ua ka besuar atyre.
Të premten më 20 shtator, kalendari përkujton shembullin e shenjtorëve Andrei Kim Taegon, meshtar e shokëve të tij, martirë koreanë. Liturgjia e ditës na kujtojnë se gjithçka kemi, mund të bëhet mjet shëlbimi ose pengesë në rrugën tonë drejt mbretërisë qiellore e se dashuria jonë për Zotin duket në gjërat e vogla, të përditshme.
Të shtunën më 21 shtator, sipas kalendarit bie festa e shën Mateut, apostull e ungjilltar. Liturgjia e ditës na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis. Në se pranon ta ndjekësh Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë do të vërejmë me gëzim se që në këtë jetë realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis të na rrahë me ritmin e Zemrës së Zotit.
Të dielën e ardhshme më 22 shtator, Kisha do të kremtojë të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 22 shtator kalendari përkujtohen edhe shën Mauricion me shokë, ushtarë e martirë. Përmes Ungjillit të kësaj së diele, Jezusi na mëson si duhet të përdorimin pasurinë materiale. Kush është rob i pasurisë nuk mund të jetë besnik ndaj detyrave të veta të krishtera. Të mirat dhe pasurinë duhet të dimë t’i përdorim me urti, bujari, liri e shkëputje.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama