HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-09-16 13:37:39
A+ A- Printo artikullin



Përvjetori i Konferencës së Pezës



Si sot, 71 vjet më parë, në fshatin me të njëjtin emër që ndodhet rreth 20 kilometra larg Tiranë u mbajt Konferenca e Pezës, e njohur në historinë e Shqipërisë si kuvendi i parë pluralist. Pas 71 vjetësh, mbetet vlerësimi për qëllimet dhe rolin historik të Konferencës së Pezës, e cila i qëndroi historisë. Ajo ishte dhe mbetet një ngjarje e rëndësishme e historisë për mesazhet që i dha Shqipërisë, në qendër të të cilave ishin liria dhe demokracia e vendit, bashkimi dhe qëndresa, fitorja dhe prosperiteti.
Duhet thënë se Konferenca e Pezës qe edhe fillimi i shkëputjes së komunistëve, me në krye Enver Hoxhën, i cili u zgjodh në Këshill, por nuk pati rolin udhëheqës, që do të dëshironte. Pushtetin duhej ta ndante me të tjerët. Mjafton të përmendim faktin se nga 7 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm Nacional, që u zgjodh në Pezë, vetëm dy, Enver Hoxha dhe Myslim Peza, nuk u cilësuan tradhëtarë nga historia komuniste.
Protagonistë të saj ishin përfaqësues të krahinave, besimeve të ndryshme fetare, klasave, shtresave me bindje politike nga më të ndryshmet.
Vendimet e konferencës patën jehonë dhe ndikuan në organizimin e popullit shqiptar në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Vendimi më i rëndësishëm i Konferencës ishte krijimi i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, si një organizatë mbipartiake, ku do të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pa dallim feje apo bindje politike. Konferenca diskutoi dhe për çështjen e Kosovës, ku delegatët vendosën që ajo të zgjidhej në bazë të principit të vetëvendosjes, sikurse e parashikonte Karta e Atlantikut.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama