HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-18 15:30:37
A+ A- Printo artikullin



Atë Kovalçik, për 20-vjetorin e Katekizmit të Kishës Katolike: Unë besoj!



Unë besoj! Kështu titullohet reflektimi i 11-të radiofonik i ciklit kushtuar Katekizmit të ri të Kishës Katolike, 20 vjet pas botimit. Sot, jezuiti atë Dariush Kovalçik e nis reflektimin me një nga pohimet kryesore të besimtarit të krishterë: Unë besoj!
Themi ‘Unë besoj”, ose “Unë nuk besoj”. Po si e kuptojmë fjalën ‘të besosh”. Katekizmi thotë se folja ‘të besosh’ ka një kuptim të dyfishtë: mund t’i besosh vetjes e së vërtetës (KKK 177). Duhet pasur mirë parasysh se përparësinë e ka vetja: strumbullari i fesë është bashkimi vetjak i njeriut me Zotin, e jo në përsëritjen e frazave, qofshin edhe të vërteta, për Zotin. Benedikti XVI shkruan qartë: “Në fillesë të jetës së krishterë, nuk është ndonjë vendim etik ose ndonjë ide e madhe, përkundrazi, është takimi me një ngjarje, me një Vetje, që i hap jetës horizonte të reja” (Deus caritas est, 1). Dëshmojmë një fe apostolike, e kjo do të thotë se feja jonë i ka rrënjët në takimin e Apostujve me Jezusin e Nazaretit. Ky takim është themeli i takimeve tona personale me Hyjin, që pasqyrohet në krijesat, në faktet e jetës, në zemrat tona. Kuptimi i dytë, i përmendur nga Katekizmi, domethënë e vërteta, do të thotë se feja është edhe miratim i lirë i të gjitha të vërtetave të zbuluara nga Zoti (KKK 150). E shpallim Besojmën si tërësi e të vërtetave të zbuluara nga Hyji e të ruajtura nga Kisha. Pa harruar se këto të vërteta nuk janë filozofi e kumtuar nga Zoti, por lindin nga një ngjarje konkrete, nga Vetja e Jezu Krishtit. Feja e krishterë është përgjigje, që i jep njeriu Vetjes së Krishtit, fjalëve e veprave të Tij (cfr KKK 142). Kjo përgjigje, nga njëra anë shpreh lirinë e njeriut, e, nga ana tjetër, përbën një akt bindjeje (cfr Rom 1,5). Në Katekizëm lexojmë se “t’i bindesh fesë, do të thotë t’i nënshtrohesh lirisht Fjalës së dëgjuar” (KKK 144). Prej këndej, nënshtrimi ndaj Zotit nuk i kundërvihet lirisë sonë. Përkundrazi, kjo bindje e zgjedhur lirisht, na krijon kushtet për të qenë me të vërtetë vetvetja. Ashtu si mund ta shikojmë në shembullin e jetës së Virgjërës Mari.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama