HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-09-19 13:34:46
A+ A- Printo artikullin



Afërsia e Papës Françesku me popullsitë meksikane, të dëmtuara nga uragani



Papa Françesku është thellësisht i prekur për pasojat dramatike të uraganit “Ingrid” e të stuhisë tropikale “Manuel” në Meksikë, që deri tani, kanë shkaktuar mëse 80 të vdekur, ndërsa nuk dihet fati i 58 vetëve, të cilët kanë përfunduar poshtë dheut të rrëshqitur. Mijëra vetë kanë mbetur pa shtëpi.
Në një mesazh, me firmën e Sekretarit të Shtetit, kardinalit Tarçizio Bertone, Ati i Shenjtë siguron se lutet për viktimat, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe u qëndron afër shpirtërisht të plagosurve e të pastrehëve, të cilët ua beson Zojës së Guadalupes.
Gjithashtu, Papa Françesku u kërkon të gjithë njerëzve vullnetmirë të tregojnë solidaritet me popullsitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe të bashkëpunojnë me to për rindërtimin e zonave të shkatërruara. Në fund, u jep të gjithëve Bekimin e tij Apostolik, si shenjë dashurie për popullin e dashur meksikan, kaq të pranishëm në zemrën e Bariut të Kishës universale, në këto rrethana të dhimbshme.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama