HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-19 14:17:54
A+ A- Printo artikullin



Papa në audiencë me kryeministrin e Lituanisë, të privilegjohet zgjidhja politike e krizës



Papa Françesku priti sot në audiencë në pallatin Apostolik në Vatikan kryeministrin e Lituanisë, Algirdas Butkevicius, president i turnit të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Bertone, shoqëruar nga Sekretari i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mamberti.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një deklaratë e sallës së shtypit të Vatikanit – u theksuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Lituanisë. Në vijim u fol mbi kontributin që prej shekujsh Kisha katolike i ofron shoqërisë në fushën edukative e sociale, si dhe angazhimin e saj në favor të familjeve e të formimit të ndërgjegjeve në vlerat shpirtërore”.
Më tutje, “në kuadrin e Presidencës aktuale të Këshillit të Bashkimit Evropian nga ana e Lituanisë, u trajtuan tema ndërkombëtare dhe evropiane me interes të anasjelltë. Një theksim i veçantë – nënvizohet në deklaratë – iu kushtua domosdoshmërisë së sigurimit të paqes në Lindje të Mesme e në veçanti në Siri, duke privilegjuar një zgjidhje politike të krizës, përmes dialogut e negociatave”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama