HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-22 13:15:01
A+ A- Printo artikullin



60-vjetori i thirrjes për meshtari të Papës Françesku



Dje, më 21 shtator, Papa Françesku festoi 60-vjetorin e thirrjes për meshtari, argument, që e preku edhe në audiencën me pjesëmarrësit e Plenares së Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, rreth 80 vetë, të cilët i priti në Sallën Klementina, në Vatikan.
Ishte 21 shtatori i vitit 1953, dita e parë e pranverës në hemisferën e jugut. Në Buenos Ajres, Horhe Mario Bergolio, 17 vjeçar, ndjek shkollën profesionale, studion kimi. Ndërsa kalon para famullisë së Shën Jozefit të Flores ndjen fuqishëm dëshirën për të hyrë. Sheh një prift, të cilin nuk e njeh aspak. Vetë Papa aktual tregon: “Nuk di ç’më ndodhi. Ishte sikur dikush po më kapte nga brenda e po më tërhiqte drejt rrëfyestores”. Rrëfimi qe i gjatë dhe i plotë. Meshtari i thotë, në konfidencë, se është i sëmurë me leuçemi. Vërtet, vdes pas një viti. E aty, në atë çast, jeta e Horhes së ri merr një kthesë vendimtare. “Në atë çast – kujton Papa – ndjeva se duhej të bëhesha prift. E nuk pata as hezitimin më të vogël”. Ati i Shenjtë e përmend gjithnjë këtë fazë të rëndësishme të jetës së tij, të cilën e kujtoi edhe në takimin me klerin e Romës, të hënën, më 16 shtator. Shembulli, që Ati i Shenjtë u propozoi meshtarëve për t’u ndjekur është meshtari “i mëshirshëm” e jo ai “rigorist”, që e bazon jetën vetëm në norma e në rregulla, e as ai “lasist”, për të cilin çdo gjë lejohet. Një prift i mirë, nënvizoi Papa Françesku, ta thotë në sy të vërtetën, por pastaj të shoqëron në udhën e Zotit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama