HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-26 14:11:44
A+ A- Printo artikullin



Përkujtohet në Sukruq 100-vjetori i “Zanit të Shna Ndout”



Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë shtypi katolik shqiptar përjetoi një lulëzim të vërtetë. Një ndër të përkohshmet më të lavdishme të historisë së gazetarisë shqiptare ka qenë padyshim Hylli i Dritës. Bashkë me këtë revistë, françeskanët e Shkodrës filluan të shtypnin fletushkën “Zani i Shna Ndout”, që kishte si synim kryesor formimin e anëtarëve të Urdhërit të Tretë Françeskan.
“Zanit” u shkëput nga “Hylli” në vitin 1944, me mbylljen e shtypit katolik nga regjimi komunist, për të rilindur më vete, fillimisht në mënyrë të ndrojtur në vitet 1970-1982, e pastaj me një pamje e përmbajtje të re nga viti 2000 e në vijim.
Sot lexuesit e kësaj të përmuajshme nuk janë vetëm anëtarët e Urdhërit të Tretë Françeskan, por shqiptarë të të gjitha trevave.
Më 28 shtator në Sukruq organizohet një simpozium shkencor me rastin e 100-vjetorit të “Zanit”. Për më gjatë le të dëgjojmë intervistën që drejtori i revistës e njëkohësisht përgjegjësi i misionit françeskan në Tuz, Atë Pashko Gojçaj i dha don David Xhuxhajt.RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama