HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-09-27 19:10:53
A+ A- Printo artikullin



SHKODER: GRUPET FOKLORIKE TE SHKODRES E GJAKOVES, SHFAQJE NE QYTETIN VERIOR



Ahengu shkodran, një traditë e hershme e qytetit verior të Shkodrës, është bërë pjesë e një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike, Bashkia Shkodër, Komuna Gjakove dhe Qendra Kulturore "Pjeter Gaci", mbrëmjen e së enjtes në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës.
Sipas, Esat Rukes, drejtor i Qendres Kombëtare të Veprimtarive Foklorike në kryeqytet, ky aktivitet zhvillohet në kuadrin e ditës kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare, në zbatim të programit vjetor të institucionit që ai drejton duke pasur pranë bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës si dhe të strukturave vendore.
Ne kete kuader, organizatorët zhvilluan në mjediset e bibliotekes "Marin Barleti" të qytetit tryezen shkencore kushtuar Ahengut Shkodran, ku tërhoqen vemendjen referimet shkencore mbi kontributin krijues e interpretues të forcave artistike shkodrane, të prezantuara për të pranishmit nga figura të njohura që mbajnë titujt shkencore, Prof. Dr., si Mihaser Dibra, Aferdita Onuzi, Agron .Xhagolli, etj.
Ne aktivitetin e mbremjes jane te pranishem këngëtarë të njohur të traditës së ahengut shkodran, mes të cilëve edhe të mirënjohurit, File Gjeloshi, Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi, nga më të suksesshmit e kësaj fushë në qytetin verior të Shkodrës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama