HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-29 15:47:45
A+ A- Printo artikullin



Liria si vlerë absolute (Emisioni XXIV)



Liria, si vlerë themelore e jetës njerëzore, është në qendër të emisionit XXIV rubrikës “Te gurra e besimit”. Sa herë shqiptohet me zjarr kjo fjalë. E sa e sa njerëz e grupe dalin sheshesh duke e kërkuar me zë të lartë, në publik, lirinë e tyre. Por liria është vlerë delikate. Mund të keqkuptohet ose të keqpërdoret. E kështu, në vend që t’i dhurojë njeriut lumturinë e pritur prej saj, mund ta çojë në një skenë të errët manipulimesh, ku nuk arrin më ta kuptojë vetveten e as botën, sepse katandiset në viktimë të atyre, që kanë plane të fshehta.
A e keni vërejtur sesa shpesh kërkohet liria, pa e kujtuar kurrë të vërtetën mbi njeriun? Sot ka njerëz, që ngulin këmbë se respekimi i lirisë së individit e bën të padrejtë kërkimin e së vërtetës, duke përfshirë këtu edhe të vërtetën mbi ç’është e mirë. Në disa mjedise, po të flasësh për të vërtetën, shikohesh si burim sherresh ose përçarjesh e, prej këndej buron edhe prirja për ta mbyllyr vërtetësinë në sferën private. E në vend të së vërtetës, ose më mirë të themi, të mungesës së saj, përhapet ideja se, duke vlerësuar njëlloj gjithçka, pa bërë asnjë dallim, sigurohet liria e çlirohet ndërgjegjja. Pikërisht këtë e quajmë relativizëm. Por, çfarë qëllimi ka një liri që, duke hequr dorë nga e vërteta, shkon pas asaj që është e rreme ose e padrejtë? Sa të rinjve u është shtrirë një dorë që, në emër të lirisë ose të përvojës, i ka çuar në rrugën e drogës, në pështjellim moral ose intelektual, dhunë, humbje respekti për vetveten, dëshpërim e kështu, tragjikisht, edhe në vetëvrasje? E vërteta nuk është imponim. Është thjesht një tërësi rregullash. Është zbulimi i Një të Vetmi, që nuk të tradhton kurrë, në të cilin mund të mbështesim gjithë besimin tonë. Në sa kërkojmë të vërtetën, arrijmë të jetojmë në bazë të fesë sepse, në fund të fundit, e vërteta është një vetje: Jezu Krishti. Kjo është edhe arsyeja për të cilën liria e vërtetë nuk është “heqje dorë nga”. Është rrugë e “ impenjimit për”; as më pak as më shumë, rrugë e heqjes dorë nga vetvetja, “për t’iu kushtuar të tjerëve” të Krishtit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama