HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-09-30 17:27:55
A+ A- Printo artikullin



Kosovë, alarmante shifrat e papunësisë



Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar sot se shifra zyrtare e papunësisë në Kosovë është 30.9 për qind. Sipas statistikave, 28.1 për qind papunësia është te meshkujt, ndërsa 40 për qind te femrat. Sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore bërë në vitin 2012 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, paga mujore neto, mesatare është rreth 300 deri në 400 euro. Ndërsa, është bërë e ditur se 1/4 e popullsisë së punësuar janë të arsimuar në nivel terciar. Sipas këtij raporti, 8. 5 për qind janë të vetëpunësuar , 88.9 për qind punojnë në kohë të plotë, ndërsa 11.1 për qind punojnë në kohë të pjesshme. Po ashtu, raporti tregon se të punësuarit në Qeverinë e Kosovës punojnë 38 deri 39 orë në javë.
(m.s/Koha/BalkanWeb)





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama