HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-01 15:50:01
A+ A- Printo artikullin



Dita e të moshuarve e OKB-se. Imz. Zimowski: duhen krijuar lidhje mes të rinjve e të moshuarve



“Duhet realizuar një bashkësi kishtare vëllazërore, ku të rinjtë dhe të moshuarit i drejtohen së bashku Hyjit”. Kjo është ndihma e parë e madhe për ata që kanë jetuar shumë vite. Kështu thotë presidenti i Këshillit Papnor për Veprimtarët Shëndetësorë Imz. Zimowski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të moshuarve që ka shpallur OKB-ja për sot.
Në botë ka më se 600 milionë të moshuar dhe, për shkak të plakjes së mëtejshme të popullsisë, mendohet se brenda rreth dhjetë vjetëve të moshuarit do të jenë më se një miliard. Përballë këtij realiteti, në mesazhin për ditën e të moshuarve, Imz. Zimowski u kërkon të gjithëve të bashkëpunojnë për një shoqëri të pasuruar falë pjesëmarrjes se atyre që mund të quhen si “jo të dobishëm” dhe u jep zemër të moshuarve për të mos e lëshuar veten e për t’u kujtuar se janë dëshmitarë. Në Rio de Janeiro Papa Françesku ka vënë në dukje se ekziston “një lloj eutanazie e fshehtë, pra nuk u kushtohet vëmendje të moshuarve”, por ekziston edhe një “eutanazi kulturore”, sepse nuk lejohen të flasin, ndërkohë që të moshuarit duhet të na përçojnë urtinë.
Duhet ungjillëzuar mosha e thyer, thekson Zimowski, duke na kujtuar se çdo njeri është i dashur nga Hyji dhe se kur jeta bëhet e brishtë nuk e humbet vlerën.
Për sa i përket ndihmës shoqërore e shëndetësore, është thelbësore që të frymëzohet nga dashuria, megjithatë, nuk duhet lënë pas dore, madje kërkon vëmendje të veçantë ndihma shpirtërore fetare ndaj të moshuarve që nuk janë të vetëmjaftueshëm, jo vetëm nëpër shtëpitë e të moshuarve, por edhe në banesat e tyre. Kjo duhet të jetë një angazhim i të gjithë bashkësisë së krishterë, e për këtë Këshilli Papnor po organizon një konferencë me temën: “Kisha në shërbim të personit të sëmurë: kujdesi për personat që vuajnë me patologji neurodegjenerative”. Konferenca do të mbahet më 21-23 nëntor në Vatikan.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama