HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-02 14:28:05
A+ A- Printo artikullin



Filluan kremtimet për 50-vjetorin e Enciklikës “Pacem in Terris”



Filluan sot në Vatikan, ditët e kremtimit të 50-vjetorit të Enciklikës “Pacem in terris”. Sot, rektorët e profesorët e universiteteve papnore e katolike të botës, reflektuan mbi temën “Formimi i brezave të rinj të katolikëve të impenjuar në politikë”. Takimi i sotëm - i organizuar nga Këshilli Papnor për Drejtësinë e Paqen, ashtu si ditët e tjera të kremtimeve, që do të përfundojnë më 4 tetor – u zhvillua me dyer të mbyllura. Në katër grupet e punës u trajtuan tema, që do të publikohen më vonë, sipas stilit të librit “Vokacioni i Drejtuesit” të këtij Këshilli.
Nesër, takimi zhvendoset në Sallën e Sinodit në Vatikan, për të trajtuar temën “Organizimi Ndërkombëtar dhe e Mira e Përbashkët Universale: aktualiteti i mesazhit të ‘Pacem in Terris’”. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për reformën e OKB-së në dritën e kësaj enciklike të Papës Gjoni XXIII dhe për sfidat e botës bashkëkohore, ndër të cilat, ambienti, konkurenca për lëndë të parë, puna dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Kulmin, kjo ditë, e arrin pak pas mesditës, kur të gjithë pjesëmarrësit do të priten në audiencë nga Papa Françesku.
Të premten, më 4 tetor, do të zhvillohet seminari me temë “Paqja: sfida të reja”. Në tryeza të rrumbullakëta do të flitet për dialogun ndërfetar e persekutimin e të krishterëve në botë, për krizën ekonomike dhe hierarkinë e vlerave, për emergjencën edukative, mass mediat e paqen. Gjithashtu, do të diskutohet për konfliktet, që shkaktohen nga lufta për lëndët e para, për përdorimin e shkencave biologjike si kërcënim për dinjitetin e njeriut, për paqen e armatimet. Ky seminar do të jetë i hapur për publikun e do të zhvillohet në Domus Pacis, në rrugën Torre Rossa 94, në Romë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama