HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-04 18:23:29
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës 6-13 tetor 2013



Më 6 tetor, në të dielën e 27-të të vitit kishtar C, Kisha Katolike kremtoi edhe festën liturgjike të shën Brunos nga Kalabria, meshtar e themelues i çertozinëve.

Të hënën, 7 tetor, do të përkujtojmë Zojën Rruzare, shën Justinën, shën Augustin, shën Markun papë e shën Sergjin e Bahun, martirë. Në këtë ditë, me Rruzare në dorë, i lutemi Zojës të na ndihmojë të meditojmë për misteret e Krishtit, të na udhëheqë ajo, që e ndoqi në mënyrë aq të veçantë jetën e Birit të Zotit.

Të martën, më 8 tetor, kremtojmë shën Pelagjinë, virgjër e martire, shën Feliçin e shën Ugon. Në shembëlltyrën e Samaritanit të Mirë, është i huaji ai, që e jeton ligjin e bamirësisë e të dashurisë e jo ata, të cilëve u është kumtuar ky ligj. Këtë ditë, edhe në dritën e tragjedisë së fundit në Lampeduzë, të meditojmë për mikpritjen e të huajve.

Më 9 tetor, ditën e mërkurë, bie festa liturgjike e shën Dionigjit me shokë, martirë, shën Gjon Leonardit, meshtar, themelues i Rregulltarëve të Nënës së Zotit dhe e shën Abrahamit, patriark.

Të enjten, 10 tetor, kremtohen shën Paulini, ipeshkëv i Jorkut, shën Danieli, Samueli e shokët, martirë të parë françeskanë, shën Çernobi e shën Tanka.

Të premten, më 11 tetor, përkujtojmë të Lumin Gjoni XXIII, papë, nismëtar i Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë.

Të shtunën, 12 tetor, festohen Zoja, Nënë e Kishës, shën Serafini nga Montegranaro, lajk kapuçin dhe shën Edisti, martir.

Më 13 tetor, në të dielën e 28-të të vitit kishtar, përkujtojmë shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama