HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-10-04 18:20:27
A+ A- Printo artikullin



Tragjedia e Lampeduzës: sa prej viktimave mund të bëheshin Ajnshtajnët e rinj te Perëndimit?



“Turp e faqja e zezë”: ky do të ishte përkthimi shqip i fjalëve të Papës Françesku, pas tragjedisë së Lampeduzës, javën e kaluar. Një barkë me rreth 500 vetë, shumica nga Somalia e nga Eritrea, u mbyt para brigjeve të ishullit italian, duke ndërprerë ëndrrën e sa e sa vetëve, të cilët përfunduan në fund të detit. Viktimat e kaluan 100-shin, por edhe më i rëndë se vdekja qe tregimi për dy o tre anije peshkimi, që u kaluan afër pa i ndihmuar. Emigrantët u detyruan të ndezin zjarre për të sinjalizuar praninë e tyre në det, ku nuk kap celulari, e kjo qe arsyeja e mbytjes së barkës së shpresës së tyre.
E premtja, një ditë pas mbytjes, qe ditë zie kombëtare në Itali, por me një fjalë tjetër shqipe, do të thoshim “sa pare bën”. Jetë grash e fëmijësh të zhdukura në fund të Mesdheut, i cili është kthyer në një varrezë në qiell të hapur, pasi tragjedi të tilla janë të vazhdueshme. E ndërkaq, Evropa sheh indiferente ata, që trokasin në kufijtë e saj, kthyer në fortesa të pakalueshme. Por harron se ndër këta njerëz, mund të ishin fizikanët, poetët, këngëtarët, politikanët e ardhshëm të saj, siç ka ndodhur gjithmonë në histori. Njerëz, që bota i nderon e i respekton, duke harruar krejtësisht se kanë qenë emigrantë e refugjatë, të cilët janë bërë të mëdhenj, natyrisht, sepse kanë luftuar për afirmimin e tyre, por edhe sepse kanë gjetur një dorë të ngrohtë, që i ka ndihmuar, kur kanë pasur nevojë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama