HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-10-04 18:47:25
A+ A- Printo artikullin



Udhëtimi i Papës Françesku në Asizi



Ç’mund të themi, në fund të ditës, për udhëtimin e sotëm të Papës Françesku në Asizi? Se ishte i mrekullueshëm; se gjeti një qytet plot e përplot me njerëz, besimtarë, shtegtarë e gazetarë; se gjatë gjithë ditës u ndje në ajër një lloj lumturie, një farë mirënjohje, që Ati i Shenjtë zgjodhi për t’i bërë vizitë qytetit të Shën Françeskut nga i cili ka marrë emrin; se kudo kishte parrulla, që i uronin mirëseardhjen; se ishte imazh i bukur ai i fëmijës me të meta fizike, që luante me kryqin e Papës; se çdo takim dukej sikur merrte rëndësi më të madhe se i mëparshmi, ndërsa Ati i Shenjtë përshkonte etapat e programit; se Papa diti të ndalej në çdo vend të rëndësishëm të Varfanjakut të Asizit, duke theksuar edhe frymëzimin, që duhet të zgjojë për çdo të krishterë jeta dhe vepra e shenjtit të madh… Natyrisht, të gjitha këto mund t’i themi e janë të vërteta, por Papa na ka mësuar tashmë me këtë prani, që ngre peshë zemrat e të gjithë atyre që takon, prandaj t’ia lëmë fjalën atij vetë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama