HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-07 18:12:01
A+ A- Printo artikullin



Kisha përkujton Zojën Rruzare



Sot Kisha përkujton Zojën Rruzare, devocioni ndaj së cilës zë fill që në vitin 1208, kur ajo iu shfaq Shën Domenikut në kuvendin e parë të themeluar prej tij.
Lutja e rruzares u përhap me lehtësi në popullin e krishterë jo vetëm falë thjeshtësisë së saj, por edhe për shkak të vendit që zuri nëna e Zotit në teologjinë katolike. Vendin qendror në tekstin e rruzares e zënë fjalët e Ungjillit sipas Lukës, me të cilat kryeengjëlli Gabriel i drejtohet Marisë për t’i shpallur misterin e mishërimit të Zotit. Falë këtij misteri, Maria është “e bekuar mbi të gjitha gratë”. Kisha, duke njohur lidhjen e ngushtë të Nënës me Birin, i drejtohet asaj me besim e i thotë: “lutu për ne mëkatarët”. Jeta e njeriut është e shenjuar nga përvoja e mëkatit, por falë misterit të mishërimit të Krishtit në kraharorin e Marisë nga Nazareti, mëkati, që ishte përvojë e errësirës shpirtërore, ndriçohet nga Krishti dhe bëhet vendi i takimit me Zotin. Me anë të rruzares, pra, i afrohemi Krishtit dhe hyjmë nën mantelin e Zojës, siç e ka paraqitur bashkësinë besimtare ikonografia e krishterë që në hershmëri.
Festa e Rruzares ka filluar të kremtohet të dielën e parë të tetorit që në vitin 1572, një vit pas fitores së flotës së krishterë ndaj forcave otomane në betejën e Lepantos, që mendohet se u bë e mundur falë kësaj lutjeje. Nga viti 1913 është caktuar 7 tetori si dita e Zojës Rruzare.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama