HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-10-08 15:40:15
A+ A- Printo artikullin



Meshë tek varri i Shën Pjetrit, për të mbyturit pranë Lampeduzës



Nesër në orën 8.00 të mëngjesit, në elterin e varrit të shën Pjetrit, Prefekti i Kongregatës për Kishat Lindore kardinali Leonardo Sandri o të udhëheqë kremtimin e një meshe për viktimat e anijembytjes tragjike pranë Lampeduzës. Do të bashkëkremtojnë ipeshkvinjtë e Ritit Aleksandrin Ge’ez nga Etiopia dhe Eritrea, që këto ditë gjenden në Romë për një takim të programuar me kohë me Kongregatën. Ndër viktimat e anijembytjes pati edhe shumë besimtarë të kësaj kishe të lashtë lindore. Në këtë përkujtim do të marrë pjesë edhe bashkësia e Kolegjit Papnor Etiopian, që gjendet në Vatikan dhe pret priftërinjtë etiopas dhe eritreas që studiojnë në Romë.
Në përfundim – thotë një komunikatë e dikasterit – “klerikët lindorë do të marrin pjesë në audiencën e përgjithshme e do të bashkohen me lutjen e Papa Françeskut për ata që kanë humbur jetën dhe për familjet që i vajtojnë. Ata do të shprehin mirënjohjen e thellë për thirrjen e përsëritur të Atit të Shenjtë për solidaritet dhe për të marrë masa, që tragjedi të tilla të mos ndodhin më.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama