HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Ekumenizmi >  2013-10-08 15:40:35
A+ A- Printo artikullin



Në Nish të Serbisë, ortodoksët kremtojnë 1700-vjetorin e Ediktit të Kostandinit



Tetë krerë të Kishave ortodokse, patriku i Kostandinopojës Bartolomeu I, patriku rus Kirill, patriku ortodoks i Jeruzalemit Teofili III dhe patriku serb Irinej, sëbashku me krerët e Kishave ortodokse të Shqipërisë, Greqisë, Qipros dhe Polonisë, morën pjesë të dielën në kremtimet për 1700-vjetorin e Ediktit të Milanos, që u mbajtën në Nish të Serbisë. Të pranishëm, edhe përfaqësues të Kishës Katolike, të asaj portestante dhe të besimeve të tjera të krishtera, përveç rreth 15 mijë besimtarëve. Selia e Shenjtë përfaqësohej nga prefekti i nderit i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Jozef Tomko. “Ishte nder dhe gëzim i madh për mua të çoja në kremtimet e Kishës ortodokse serbe në Nish, përshëndetjen dhe bekimin e Papës Françesku” – deklaron kardinali për agjencinë kishtare Sir. Përveçse dokument për tolerancën fetare, që shënoi fundin e persekutimeve kundër të krishterëve, Edikti i Milanos kujton edhe kohën kur Kisha e Krishtit ishte akoma e bashkuar.
Në homelinë e meshës, patriku Bartolomeu I uroi që në botë të ketë më shumë liri fetare dhe pajtim. “Fatkeqësisht, edhe sot, ashtu siç ndodhte para Ediktit të Milanos – tha ai – shumë të krishterë persekutohen për shkak të fesë, sidomos në Lindjen e Mesme, në Siri, në Egjipt e në Irak”. Patriku bëri thirrje për lirimin e dy ipeshkvijve të rrëmbyer në Siri dhe dënoi fanatizmin fetar, duke thënë se ka mënyra më paqësore për të kapërcyer ndryshimet.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama