HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-09 16:19:28
A+ A- Printo artikullin



Imz. Paglia: të divorcuarit nuk janë jashtë Kishës



"Të gjithë e dimë se kur përfundon një martesë nuk është lojë, sikurse njohim edhe rëndësinë e disa lidhjeve familjare të ripërtërira dhe të martesave të reja. Fatkeqësisht ka priftërinj dhe persona të zakonshëm që u afrohen të divorcuarve me ashpërsi dhe ftohtë. Kjo sigurisht do të ndryshojë. Duhet përjashtuar paragjykimi në bazë të të cilit të divorcuarit janë jashtë kishës. Nuk është aspak e vërtetë, sepse, para së gjithash ata janë të pagëzuar”. Kështu u shpreh presidenti i Këshillit Papnor për Familjen Imz. Vincenzo Paglia për Rai radio 1, duke komentuar shpalljen e një sinodi të ri për familjen nga Papa Françesku. Për Sinodin Imz. Paglia tha se është një vendim i marrë në kohën e duhur dhe pritej. Papa Françesku kishte thënë disa herë se donte t’i kushtonte vëmendje temës së familjes, që, sikurse të gjithë e dinë, gjendet në vështirësi”. Për të divorcuarit e rimartuar Paglia tha se Papa ka ndër mend ta shtrojë për diskutim çështjen e tyre pas sinodit të 2014-tës, me një grup më të gjerë ipeshkvinjsh, në vitin 2015.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama