HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-09 14:10:27
A+ A- Printo artikullin



Ligj i Vatikanit për transparencën, vigjilencën dhe informacionin financiar



Hyri në fuqi sot, ligji i ri i Shtetit të Vatikanit, që saktëson normat e miratuara në korrik e gusht nga Papa Françesku, përsa u përket funksioneve të Autoritetit të Informacionit Financiar, i cili vigjëlon mbi Institutin për Veprat Fetare IOR dhe mbi Apsa-n, dikasterin që administron pasurinë e Selisë së Shenjtë.
“Kemi të bëjmë me një hap tjetër përpara në drejtim të transparencës dhe të vigjëlimit mbi veprimtaritë me natyrë financiare në Vatikan – deklaroi drejtori i Sallës së Shtypit, atë Federiko Lombardi. Është kontribut për qëndrueshmërinë dhe integritetin e sektorit në nivel global”. Ligji XVIII, siç quhet normativa e miratuar dje nga Komisioni Papnor për Shtetin e Vatikanit, merr parasysh edhe sugjerimet e organizmave ndërkombëtare të kontrollit financiar si “GAFI” dhe “Moneyval”.
Në veçanti, thuhet në komunikatën e sotme për shtyp të Vatikanit, ky ligj konsolidon normativën ekzistuese në fusha si: parandalimi dhe lufta kundër riciklimit të parave e financimit të terrorizmit; bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit nga ana e Autoritetit të Informacionit Financiar si në nivelin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar; masat kundër subjekteve, që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; dhe deklarimi i transportit ndërkufitar të të hollave.
Ligji XVIII sqaron funksionet, kompetencat dhe përgjegjësinë e Autoritetit të Informacionit Financiar edhe në kontrollin paraprak, sipas vendimit të Papës Françesku në Motu Proprio-n e 8 gushtit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama