HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-10-09 14:37:08
A+ A- Printo artikullin



Në Lampeduzë, u gjetën rreth 290 kufoma. Barroso: Evropa është me Italinë e me popullin e Lampeduzës



Në ishullin italian të Lampeduzës, vazhdojnë, tashmë që prej një jave, dy operacione paralele: ndihma për të mbijetuarit e anijes së mbytur më 3 tetor dhe gjetja e viktimave në fund të detit. Bilanci, gjithnjë i përkohshëm, ka arritur në rreth 290 kufoma, por numri i personave, shumica eritreas, që lundronin për në Evropë me barkën e shpresës, duhet të ketë qenë rreth 545. Degët e ndryshme të Karitasit të Sicilisë u mblodhën të gjitha në Lampeduzë për të përcaktuar një strategji veprimi. Tre, propozimet: gatishmëria për të strehuar 200 refugjatë, që aktualisht qëndrojnë në Qendrën e mbipopulluar të Kontradës Imbrikola, mundësia për të strehuar në ndonjë hotel të paktën gratë e fëmijët dhe ajo e hapjes, muajin e ardhshëm, të një Qendre të përhershme të Karitasit në Lampeduzë.
Sot në ishull ndodhej edhe kryetari i Komisionit Evropian, Hosè Manuel Barroso dhe kryeministri i Italisë, Enriko Leta. “Evropa është me Italinë e me popullin e Lampeduzës”, tha Barroso. “Bashkimi Evropian duhet të reagojë më mirë e nuk mund ta kthejë mënjanë kokën para tragjedive si kjo… Komisioni – shtoi ai – do të bëjë ç’është e mundur për ta ndryshuar gjendjen… dhe është gati t’i japë Italisë fonde shtesë prej 30 milion eurosh”. Këto fonde do të shkojnë për ndihmën ndaj refugjatëve gjatë këtij viti. Ndërkaq, kryeministri italian lajmëroi se për viktimat do të kremtohet funeral shteti.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama