HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-10 16:34:44
A+ A- Printo artikullin



Imz. Paglia: “Sinodi i jashtëzakonshëm, shenjë e madhe e dashurisë së Papës për familjen”



“Familja është pasuria më e rëndësishme. Në kohën e sotme, që zmadhon unë-in, duhet zmadhuar ne-ja, themeli i shoqërive tona”. Kështu u shpreh sot kryetari i Këshillit Papnor për Familjen, Imz. Vincenzo Pagla gjatë takimit me gazetarët në Sallën e Shtypit të Vatikanit, me rastin e asamblesë së përgjithshme të dikasterit , që do të zhvillohet më 23-25 tetor. U paraqit edhe një vëllim me shkrimet e ish-Kardinalit Jorge Mario Bergoglio mbi temën e familjes dhe të jetës, shkruar gjatë viteve 1999-2013, dhe u fol për shtegtimin në Romë më 26-27 tetor, rasti i parë zyrtar i takimit të Papës me familjet e botës.
Horizontet e reja antropologjike dhe të drejtat e familjes do të jenë në qendër të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit Papnor për Familjen. Mbledhja bëhet edhe më e rëndësishme, për shkak të sinodit të jashtëzakonshëm mbi familjen, që do të mbahet në Vatikan pas një viti. Për sinodin Imz. Pagla tha se është një shenjë e madhe e dashurisë së Papës për familjet:
“Familja, familjet, janë pasuria më e rëndërishme e shoqërive tona. Nuk duhet harruar se, në kulmin e javës së krijimit, Zoti bëri kryeveprën e tij – burrin dhe gruan – që është bashkësi, është ‘ne-ja’, jo ‘unë-i. E sot, pikërisht kur po i jepet rëndësi unë-it, ne mendojmë se është e domosdoshme t’i japim rëndësi asaj ne-së së jashtëzakonshme, që qëndron në themel të shoqërive tona”.
Pyetjes mbi të divorcuarit e rimartuar Imz. Paglia iu përgjigj duke theksuar vëmendjen që u kushton Papa këtyre tematikave.
Konferenca për shtyp kishte si qëllim kryesor paraqitjen e tri ditëve mbi familjen. Papa do të jetë i pranishëm të premten më 23 tetor dhe do të kremtojë liturgjinë e së dielës paradite. Bie në sy takimi i së shtunës në Domus Pacis, në Romë, ku do të flitet për aktualitetin e Kartës së të Drejtave të Familjes me rastin e tridhjetvjetorit të botimit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama