HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-11 14:26:14
A+ A- Printo artikullin



Shtatorja e Zojës së Fatimës



Janë rreth katër milion shtegtarët, që çdo vit shkojnë në Kapelën e Dukjeve të Zojës, në qendër të Shenjtërores së Fatimës, për të nderuar shtatoren prej druri të Virgjërës Shenjte, e cila iu duk në vitin 1917, tre barinjve: Luçisë, Françeskut dhe Xhaçintës. Ndër ta, edhe tre papë: i pari qe Pali VI, në vitin 1967, i ndjekur nga i Lumi Gjon Pali II, i cili e vizitoi shenjtëroren tri herë, duke vendosur në kurorën e shtatores plumbin e atentatit kundër tij më 13 maj 1981, si shenjë falenderimi për Zojën, që i shpëtoi jetën. Papa i fundit që shkoi në Fatima, është Benedikti XVI, para tri vjetësh. Që nga vendosja, në vitin 1920, shtatorja rreth njëmetërshe e Zojës, realizuar nga skulptori José Ferreira Thedim, ka dalë nëntë herë nga shenjtërorja, ndërmjet viteve 1945 e 2005. Kanë qenë raste tejet të veçanta, siç është ai i Ditës mariane, organizuar më 12 e 13 tetor nga Këshilli Papnor për Nxitjen e Ungjillëzimit të Ri, në kuadrin e Vitit të Fesë e në përkim me përvjetorin e dukjes së fundit të Zojës së Fatimës, më 13 tetor 1917. Shumë më të shpeshta kanë qenë udhëtimet e së ashtuquajturës “Virgjër shtegtare” e Fatimës, realizuar sipas këshillave të motër Luçisë e kurorëzuar solemnisht nga kryeipeshkvi i atëhershëm i Evoras, imzot Emanuele Mendes da Conceição Santos, më 13 maj 1947. Gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve, ajo ka përshkuar botën mbarë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama