HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-15 12:12:55
A+ A- Printo artikullin



Nikozi: dialog ndërfetar për fenë e paqen në Mesdhe



“Fetë në procesin e paqes dhe të zgjidhjes së konflikteve në rajonin mesdhetar”: kjo është tema e Dialogut të 16-të ndërfetar, organizuar nga Partia Popullore Evropiane, më 17 e 18 tetor në Nikozi. Në Ishullin e Qipros, urë ndërmjet Lindjes e Perëndimit, do të mbërrijnë eurodeputetë, ministra, përfaqësues të feve të mëdha monoteiste, eksponentë të shoqatave ndërkombëtare dhe ekspertë të gjeopolitikës. Pesë, seksionet në program: dialogu ndërmjet të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve për paqen në Mesdhe; fondamentalizmi si faktor destabilizimi politik; mbrojtja e trashëgimisë fetare si shenjë qytetërimi; bashkëjetesa e feve dhe qëndrueshmëria politike; sfidat e ardhshme. Punimet do të hapen nga kryetari i grupit të Partisë Popullore Evropiane në Asamblenë e Strasburgut, Jozef Dol.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama