HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-15 15:47:35
A+ A- Printo artikullin



Papa i Shkruan Kardinalit Bertello: Kujdesje njerëzore e shpirtërore per nëpunësit e Vatikanit



Papa lartësoi në dinjitetin ipeshkvnor Atë Fernando Verges Alzaga, që para pak kohësh ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i Guvernatoratit të Qytetit Shtet të Vatikanit, dhe i dha selitë titullare të Vilamanjës Prokonsullore, në Tunizi. Me këtë rast, i dërgoi letër Kardinalit Giuseppe Bertello, Kryetar i guvernatoratit, në të cilën i kujton veçoritë e personelit në shërbim të Selisë së Shenjtë dhe përgjegjësitë e atyre që duhet të kujdesen për formimin njerëzor e të krishterë.
Burrat e gratë, meshtarët, rregulltarët e laikët, që punojnë në dikasteret dhe zyrat e ndryshme, në shërbim të Selisë së Shenjtë, janë bashkësia e veçantë e nëpunësve të sektorëve të ndryshme të Guvernatoratit. Kjo bashkësi duhet të mbajë mirë parasysh të vërtetat themelore të doktrinës katolike mbi punën dhe, në të njëjtën kohë, lidhjen e veçantë me Selinë Apostolike, që është në kontakt të drejtpërdrejtë me Pasardhësin e Pjetrit”. Papa thekson se “Nga natyra e specifike e Selisë Apostolike, e cila e zhvillon misionin shpirtëror e baritor në të mirë të Kishës së Romës dhe të Kishës universale, rrjedh përgjegjësia e veçantë e atyre që janë të lidhur me të, për shkak të punës, si edhe angazhimi për të zbatuar me profesionalizëm, me jetë të ndershme dhe besnikëri të përpiktë të gjitha detyrat. Sekretarisë së përgjithshme i takon të kujdeset në mënyrë të drejtpërdrejtë për formimin njerëzor e të krishterë të nëpunësve dhe bashkëpunëtorëve, të bashkërendisë meshtarët e ngarkuar për përkrahje shpirtërore, të marrë nisma të dobishme, veçanërisht në përkim me programet baritore të Kishës universale dhe në kohët e forta të vitit liturgjik.”




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama