HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-10-16 17:05:53
A+ A- Printo artikullin



Shqipëria drejt statusit të vendit kandidat për në BE



“Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat, duke rënë dakord që ajo të vazhdojë të ndërmarrë aksione në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë raporti me të cilin KE lajmëron hapin e ri, që mund të bëjë Shqipëria, në rrugën ende të gjatë drejt anëtarësimit Bashkimin Evropian.
“Shqipëria ka bërë përparim të mirë në rrugën e saj të integrimit evropian, veçanërisht duke miratuar masa të cila janë identifikuar si thelbësore, që vendi të përfitojë statusin kandidat, si dhe duke ndërmarrë reformat në fushat e përcaktuara si prioritete kyçe në opinionin e Komisionit të vitit 2010", vijon raporti i paraqitur para komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Evropian nga Komisioneri për Zgjerim dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Štefan Füle.
Për hapjen e negociatave për anëtarësim, Shqipëria duhet të formojë një administratë profesionale dhe të depolitizuar, duhet të forcojë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si edhe të mbrojë të drejtat e njeriut, ku veçanërisht përmenden romët.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama