HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-10-17 17:55:29
A+ A- Printo artikullin



Konferecë për paqen në Siri



Më 23-24 nëntor do të mbahet Konferenca ndërkombëtare për paqen në Siri. Lajmin e dha zëvëndëskryeministri i Damaskut, Kadri Xhamil, gjatë një vizite në Moskë. Pavarësisht këtij lajmi, që pritej prej ditësh dhe erdhi si rezultat i një veprimi diplomatik delikat, mbi rëndësinë reale të takimit rëndojnë pasiguritë, që kanë pjesët në konflikt. Opozita nuk e ka dhënë miratimin e vet dhe këshilli kombëtar sirian, lëvizja kryesore brenda një koalicioni më të gjerë me të njëjtin emër, ka shpallur se nuk do të marrë pjesë.
Shumë nga luftëtarët kryengritës e përjashtojnë mundësinë për të negociuar me regjimin e presidentit Bashar Assad, qeveria e të cilit, nga ana e vet, i përjashton gjithashtu bisedimet me opozitën e armatosur.
Ndërkohë Organizata për ndalimin e armëve kimike (OIAC) ka kontrolluar tashmë gjysmën e vendgrumbullimit të armëve kimike që bënin pjesë në arsenalin e Damaskut, dhe ka asgjësuar lëndën për prodhimin tyre në gjashtë vende.
Organizata, së cilës javën e kaluar iu dha çmimi Nobel për paqen, ka mbikëqyrur asgjësimin e municioneve për armët kimike të pambushura, duke zvogëluar mundësitë e regjimit të presidentit Assad për të përdorur gazin nervin gjatë kësaj lufte civile. Gjendja në vend mbetet e nderë dhe një grup kryengritësish ka sulmuar një burg në Alepo, duke u përplasur me forcat e regjimit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama