HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-10-18 15:29:10
A+ A- Printo artikullin



Një lule a një vepër të mirë për Nënë Terezën



Një lule për Nënë Terezën në 10 vjetorin e lumnimit. Një lule reale, a simbolike. Një lule a një vepër mëshire. Pranë ikonave të saj e sidomos, të varfërve të saj!
Një lule, për Nënën e të mjerëve më të mjerë.
Një lule për Nënën e njerëzve të mohuar.
Një vepër të mirë Nënës, që diti të shuajë etjen e Krishtit për dashuri.
Një lule për Nënën e të gjithë shqiptarëve!
Një lule për murgeshën katolike, që u bë nënë e mijëra fëmijëve pa nëna, të cilët diti si moskush t’i rrokë e t’i përkëdhelë.
Një vepër mëshire për atë, që shkeli në shtigje tejet të thepisura, me sarin e thjeshtë e sandalet simbolike, gjysëm të shkatërruara nga udha e gjatë.
Një lule për Nënën, që u akuzua deri se gaboi shpesh e edhe se mblodhi miliona.
Një lule për atë, që sigurisht milionat nuk i mori me vete në varr.
Një lutje për Atë, së cilës i pëlqente të përsëriste shpesh:
“S’ka pikë rëndësie nëse të shajnë:
pranoji sharjet
duke vënë paksa buzën në gaz
e shko e vijo punën tënde!”.
E kjo lule do të na kujtojë se kur vdes ndonjë personalitet i shquar shekullar, në vend të tij ulet menjëherë një tjetër.
Madje edhe kur vdes një papë, në fronin e Shën Pjetrit ulet një tjetër.
E dimë se Zoti do të thërrasë vazhdimisht njerëz të tjerë, që shuajnë etjen e Tij për dashuri!
Por, ndoshta, një Nënë Terezë tjetër nuk do të lindë kurrë më?!
Një lule shqiptare, për Nënë Terezën, në 10 vjetorin e Lumnimit!





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama