HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-19 14:14:06
A+ A- Printo artikullin



Mesazh i Papës për deputetët shtegtarë në gjurmët e shën Tomas Moros



Nga 18 deri më 20 tetor, një grup parlamentarësh italianë ndodhen në Londër për një shtegtim në vendet, ku jetoi dhe u martirizuar shën Tomas Moro, kancelari gjerman, shpallur Pajtor i qeveritarëve dhe politikanëve nga i Lumi Gjon Pali II (Motu proprio i 31 tetorit 2000). Me këtë rast, Papa Françesku i shkruan një mesazh, me firmën e imzot Anxhelo Beçu, kapelanit të Dhomës italiane të Deputetëve, që i shoqëron, imzot Lorenco Leucit. Ati i Shenjtë shpreh vlerësimin e tij për nismën dhe i inkurajon parlamentarët “ta jetojnë impenjimin politik si formë të lartë bamirësie, në shërbim të së mirës së përbashkët”. Në fund, si gjithnjë, Papa Bergolio kërkon lutje për të e për shërbimin e tij papnor.
Ky nuk është shtegtimi i parë për deputetët italianë, të cilët çdo vit organizojnë një të tillë. Në vitet e kaluara, ata kanë shtegtuar në Tokën Shenjtë, Lurdë, Shën Pjetërburg, Fatima, Siri, Jordani, Santiagon e Kompostelës, Malin Atos, si edhe në Turqi, në gjurmët e Shën Palit Apostull.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama