HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-24 11:32:18
A+ A- Printo artikullin



Siri: inkursion i milicive islamiste në qytetin e krishterë të Sadadit



Qyteti i krishterë i Sadadit, i vendosur në një zonë strategjike, gjatë udhës që lidh Homsin me Damaskun, që të hënën e kaluar është teatër i betejës ndërmjet ushtrisë së Asadit e milicive rebele, udhëhequr nga grupe me damkë islamiste. Sulmi i milicive rebele kundër Asadit nisi në muzgun e së hënës. Sipas burimeve vendase, rimarrë nga Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, gjatë inkursionit u përdorën metoda të ngjashme me ato, që pësoi një muaj më parë fshati i krishterë historik i Maalulës. Disa qindra njerëz, të zgjedhur nga elementët e brigadave al-Faruk, islamistët e frontit al-Nusra dhe të shtetit islamik të Irakut e të Levantes, depërtuan në Sadad nga tre drejtime, mbi tre automjete ushtarake, duke vënë së pari, në shënjestër, spitalin vendas e, më pas, edhe ndërtesat qeveritare. Të martën ushtria nisi kundërsulmin, duke mbështetur, kështu, forcat vendase të policisë. Ndërkaq, një pjesë e 15 mijë banorëve – shumica të krishterë ortodoksë e katolikë të ritit siriak - ka nisur tashmë hekzodin në drejtim të arteries rrugore, që lidh Damaskun me Homsin, me largësi 15 kilometra. Qyteti biblik i Sadadit, i përmendur në Librin e Numrave e edhe në Librin e Ezekielit, ndodhet 95 kilometra larg nga Damasku e 60, nga Homsi. Ka dy kisha, të famshme për afresket e tyre të lashta, kushtuar Shën Sergjit e Shën Teodorit.





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama