HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-24 14:35:39
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku dënon edhe një herë antisemitizmin, pjellë e diskriminimeve, nga të cilat vuajnë edhe të krishterët



Kur pakica persekutohet, e gjithë shoqëria është në rrezik e të gjithë duhet ta ndjejmë këtë problem si tonin: këto ishin fjalët e Papës Françesku, gjatë takimit të sotëm me një delegacion të Qendrës “Simon Visental”, organizatë ndërkombëtare hebraike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Duke dënuar sërish antisemitizmin, Ati i Shenjtë kujtoi edhe persekutimet e të krishterëve nëpër botë. Takimi i sotëm ishte parashikuar prej kohësh nga Benedikti XVI, të cilit delegacioni hrebaik i pati kërkuar një audiencë:RealAudioMP3
“Këto takime janë, nga ana juaj, shenja respekti e vlerësimi për Ipeshkvijtë e Romës, për të cilat ju falenderoj e të cilave u përgjigjet konsiderata e lartë e Papës për punën tuaj: lufta kundër çdo forme racizmi, intolerance e antisemitizmi, duke ruajtur kujtimin e Shoah (Shfarosja e hebrenjve nga nazistët) e duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjelltë përmes formimit dhe impenjimit shoqëror”.
Siç ka bërë shpesh javët e fundit, Papa dënoi sërish, në emër të Kishës Katolike, çdo formë antisemitizmi, duke nënvizuar se çështja e intolerancës duhet trajtuar në të gjitha përmasat e saj:
“Aty ky çdo lloj pakice persekutohet e mënjanohet për shkak të bindjeve të veta fetare ose etnike, është në rrezik e mira e gjithë shoqërisë… Mendoj, me dhimbje të madhe, për vuajtjet, mënjanimin e persekutimin e vërtetë, nga i cili vuajnë jo pak të krishterë në shumë vende të botës. Le të bashkojmë forcat për të favorizuar kulturën e takimit, të respektit, të mirëkuptimit e të faljes së ndërsjelltë”.
Papa Françesku nënvizoi rëndësinë e formimit, i kuptuar jo thjesht si transmetim njohurish, por si përçim i dëshmive të jetuara, të cilat krijojnë një lloj bashkimi e aleance ndërmjet brezave. Të rinjve, theksoi Ati i Shenjtë, nuk u duhet transmetuar vetëm historia e dialogut katoliko-hebraik, me gjithë vështirësitë e problemet e veta, por sidomos, pasioni për ta takuar e për ta njohur tjetrin:
“Për këtë, merr rëndësi të madhe impenjimi i përbashkët në shërbim të shoqërisë e të më nevojtarëve. Ju inkurajoj të vazhdoni t’u transmetoni të rinjve vlerën e përpjekjeve të përbashkëta për të mos pranuar mure e për të ndërtuar ura ndërmjet kulturave dhe traditave tona të fesë. Të ecim përpara me besim, guxim e shpresë. Shalom!”




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama