HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-25 16:09:21
A+ A- Printo artikullin



Duke dalë nga spitali, imzot Parolin falënderon Papën për afërsinë



Sekretari i ri i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kryeipeshkvi Pietro Parolin, doli sot nga spitali e do të nisë periudhën e pushimit, pas ndërhyrjes kirurgjike pak ditë më parë, në Padovë. E komunikoi gojarisht drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, që kërkonin njoftime lidhur me këtë çështje. Atë Lombardi sqaroi se operacioni u bë në repartin e kirurgjisë epatobiliare të spitalit universitar. Në vijim, pohoi se ‘gjithçka ka shkuar mirë”. Ditët e ardhshme, shtoi, imzot Parolin do të qëndrojë në Veneto për pushimin pas operacionit e për ta rimarrë veten, në mënyrë që të kthehet i shëruar plotësisht në krye të detyrës së lartë, që i është besuar.“Imzot Parolin, me të cilin fola personalisht, përfundoi atë Lombardi, i shpreh mirënjohjen e tij Papës, sidomos për mirëkuptimin, vëmendjen, afërsinë, pa harruar të falënderojë edhe të gjithë ata, që u kujdesën dhe u lutën për të. Urohet të kthehet sa më shpejt në krye të detyrës, që ia besoi Papa”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama