HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-25 16:09:40
A+ A- Printo artikullin



Koncert bamirësie i Karitasit të Shqipërisë për njerëzit me aftësi të kufizuara mendore



Pas festimit të 20 vjetorit të themelimit, për Karitasin e Shqipërisë hapen udhë të reja. Projektet e shumta në kantjer kërkojnë impenjim e fonde. Është e drejtë që përveç donatorëve të huaj, për të ndihmuar njëri-tjetrin, të mendojnë edhe vetë shqiptarët. Për këtë, Karitasi fillon të organizojë veprimtari për mbledhjen e fondeve. Jo më larg se të enjten e ardhshme, më 31 tetor, në orën 19, në Sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë, do të jepet një koncert bamirësie me titull “Tinguj shprese”. Të ardhurat nga biletat do të shkojnë për dy Qendrat e Kujdesit Ditor për njerëzit me aftësi të kufizuara mendore, në Fushë-Krujë dhe Lezhë. Repertori përmban muzikë nga Beethoveni dhe nga Rahmaninof, ekzekutuar, në violonçel, nga Mario Guralumi e në piano, nga armeni i njohur botërisht, Ashot Kaçaturjan. Ftuam në mikrofonin tonë për të na folur mbi këtë koncert, drejtorin e Karitasit të Shqipërisë, Albert Nikolla…RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama