HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-10-25 16:09:03
A+ A- Printo artikullin



Takim i Papës me presidentin e Guinesë Ekuatoriale, në Vatikan



Sot paradite Papa priti në audiencë presidentin e Republikës së Guinesë Ekuatoriale, Teodor Obiang Nguema Mbasongo i cili, më pas, u takua edhe me kryeipeshkvin Dominik Mambertì, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit, u kujtua kontributi pozitiv i Kishës Katolike në shërbim të zhvillimit njerëzor, shoqëror e kulturor të vendit, posaçërisht në fushën edukative dhe asistenciale, si dhe bashkëpunimi me shtetin për të përmirësuar kushtet e jetesës së popullsisë.

Në përfundim të vizitës, në Sallën e Traktateve të Pallatit Apostolik të Vatikanit, kryetari dhe sekretari i dikasterit për Marrëdhëniet me Shtetet, shkëmbyen instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Guinesë Ekuatoriale lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike e Shetit, nënshkruar në qytetin Mongomo, më 13 tetor 2012. “Marrëveshja, që vulos marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe, pohon Komunikata, njeh personalitetin juridik të Kishës dhe të institucioneve të saj. Kjo ka të bëjë me martesën kanonike, vendet e kultit, institucionet edukative, asistencën shpirtërore të besimtarëve katolikë në spitale e burgje.
Me këtë akt solemn, Marrëveshja, me 19 nene dhe një Protokoll Shtesë, hyri në fuqi, në përkim me nenin 18.1.





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama