HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-10-29 12:13:33
A+ A- Printo artikullin



Drama e emigrantëve përshkohet edhe nëpër Egjipt: dëshmia e një misionari kombonian



Më se dy vjet e gjysëm pas fillimit të manifestimeve në shesh, gjendja në Egjipt vijon të jetë e paqëndrueshme: sot nisi një protestë e re, e organizuar nga ndjekësit e presidentit Morsi, shkarkuar nga detyra. Ata, që e ndjejnë më shumë këtë situatë, janë emigrantët dhe kërkuesit e strehimit, që arrijnë nga Afrika sub-sahariane. Për ta, Egjipti është shpesh vetëm etapë e një shtegtimi më të gjatë, drejt Evropës ose Izraelit. Në këtë intervistë do të dëgjojmë dëshminë e atë Xhemil Araja, misionar kombonian, i impenjuar prej vitesh në punën baritore me emigrantët, në Kairo:

Përgjigje: - When the refugees come to Egypt, whether it is from Eritrea or …
Kur refugjatët e ardhur nga Eritrea, Etiopia, Somalia, Sudani arrijnë në Egjipt, besojnë se do të gjejnë më shumë mbrojtje e kushte më të mira jetese. Por kur nuk gjejnë as mbrojtjen e as gërat e tjera, që mendonin se do t’i gjenin në këtë vend, kur e humbasin krejt shpresën, sapo të shkelin në trojet egjiptiane, bëjnë çmos të ikin nga ky vend. Shumica e tyre ndjehen të poshtëruar. Nuk e kanë në mendje të rrinë këtu, në Egjipt. E dinë mirë se, në situatën aktuale, nuk do të gjejnë as më shumë mbrojtje e as perspektiva më të mira për të ardhmen.

Pyetje: - Diçka për kushtet humanitare, në të cilat jetojnë këta njerëz?

Përgjigje: - First of all, when they come here they don’t have housing …
Para së gjithash, kur arrijnë këtu, nuk kanë asnjë strehë, ku të mbrojnë kokën. Siç e dini, në Egjipt nuk ka kampe refugjatësh të drejtuara nga ndonjë agjenci humanitare, e aq më pak, nga qeveria. Prej këndej, njerëzit e ardhur nuk arrijnë të gjejnë shtëpi. Për të gjetur shtëpi, duhet gjetur më parë punë, sepse duhet paguar qiraja. E qiraja, posaçërisht për refugjatët, është tepër e lartë. Ata nuk janë në gjendje ta paguajnë. Njëkohësisht nuk kanë as të drejtë për shkollimin e fëmijëve: fëmijët sirianë u ulën në bankat e shkollave shtetërore me fëmijët egjiptianë, vetëm një vit pas ardhjes së tyre në vend. E njëjta gjë vlen edhe për kujdesin shëndetësor, për shtrimin në spitale. Edhe kjo e drejtë u mohohet refugjatëve. Prej këndej, nuk ndjehen aspak të sigurt. U duhet të përballojnë shumë rreziqe, ndërmjet të cilëve, trafiku i njerëzve, arrestimi gjatë kapërcimit të kufirirt e, më pas, edhe burgosja. Të gjitha këto aspekte ngjallin në shpirtin e refugjatëve frikë e tmerr.

Pyetje: - A kanë ndryshuar ndopak këto kushte viteve të fundit, kur vetë Egjipti kalon një periudhë çrregullimesh, që nuk kanë të sosur?

Përgjigje: - It has worsened even for the Egyptians themselves, but it worsened...
Janë keqësuar edhe për vetë egjiptianët, por sidomos, për refugjatët. E deri njerëzit e kamur, që mund t’ia lejojnë vetes një gjë të tillë, e kanë lënë vendin. Prej këndej, shumë njerëz, sidomos gra, kanë mbetur pa punë, mbasi punonin si shërbëtore nëpër shtëpitë e të pasurve, tani me dyer të mbyllura. Prej këndej e ndjejnë edhe më shumë këtë situatë tejet të keqe.

Pyetje: - Si i ndihmoni këta njerëz në qendrat tuaja?

Përgjigje: - We provide of course services within the school; we assist also in emergency …
Vëmë në dispozicion të tyre shërbime shkollore e, në situata emergjence, i furnizojmë edhe me ushqime e shërbime shëndetësore. Përsa i përket ndihmës baritore, i rigjallërojmë bashkësitë. Kisha ka qenë e është gjithnjë nënë për të gjithë, e qendra jonë e mirëpret këdo që troket në portën e saj. Aktualisht në shkollat tona ka edhe myslimanë. Prej këndej, kujdesi ynë baritor shkon shumë përtej bashkësisë, për këdo që është në kërkim të një dore bamirëse.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama