HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-10-28 18:20:19
A+ A- Printo artikullin



Tragjedi emigracioni: 40 vetë vdesin në shkretëtirën ndërmjet Nigerit dhe Algjerisë



Ndërsa marina ushtarake italiane shpëton, në jug të ishullit të Lampeduzës, 97 emigrantë, ndër të cilët dhjetë fëmijë, mësohet se së paku 40 të tjerë kanë vdekur nga etja në kufirin ndërmjet Nigerit dhe Algjerisë. Makina me të cilën udhëtonin, u prish në shkretëtirë, dhjetra kilometra nga oaza më e afërt. Mbijetuan vetëm 19 vetë. Të dëgjojmë komentin e gazetarin italian të revistës “Popoli” (Popujt), Enriko Kazale:

Udha për të arritur nga Afrika në Evropën jugore është tepër e vështirë për këta njerëz. Jemi mësuar t’i shohim duke kapërcyer Mesdheun për të mbërritur në Lampeduzë. Por kjo është vetëm etapa e fundit e udhëtimit, që ka filluar muaj e madje, edhe vite më parë. Dëshmitarë më kanë treguar se pjesa nga Khartumi në oazën e Kufrës në Libi është mbjellë me varre të rinjsh, që kanë vdekur në përpjekjen për të ardhur në Evropë. Këta të rinj nisen nga Afrika subsahariane e bëjnë udhëtime të tmerrshme.
Një tragjedi, që na kujton edhe një herë, nevojën e bashkëpunimit të frytshëm ndërkombëtar…
Emigrantët eritreas dhe somalezë kanë kërkuar krijimin e korridoreve humanitare, me mbrojtje ndërkombëtare. Këto korridore duhet të përshkojnë shkretëtirën e Afrikës subsahariane e duhet të arrijnë në Evropë. Kjo do të ishte e nevojshme për të shmangur tragjedi me përmasa biblike. Por, shoh shumë vështirësi, si në organizim, ashtu edhe nga pikpamja logjistike, pasi një strukturë e tillë do të kërkonre një impenjim ekonomik jo të vogël nga ana e vendeve evropiane.
Bashkimi Evropian po e përqendron vëmendjen mbi Mesdheun, por duket se nuk ia ka idenë se ç’ndoh pas kësaj fashe deti…
Po, dramatikisht, Bashkimi Evropian dhe vendet që e përbëjnë, vazhdojnë të mendojnë vetëm për kufizimin e flukseve në Mesdhe. Por gjendja nuk ndryshon, nëse e zhvendosim kufirin në jug, duhen parë edhe shkaqet e emigracionit. Pak si tepër shpesh Evropa nuk interesohet për tragjeditë e Afrikës subsahariane: të mendojmë për tragjedinë somaleze, ku, që prej 20 vjetësh, vazhdon lufta civile, e cila po e dhjeton popullsinë; të mendojmë për regjimet si ai eritreas, ose për trafikun e drogës, i cili nga Afrika perëndimore përshkon krejt kontinentin e sjell kriminalitetin e organizuar në Afrikë, me pasoja shkatërrimtare për popullsinë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama