HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Ekumenizmi >  2013-10-29 13:21:23
A+ A- Printo artikullin



Myftiu i Madh i Sirisë: peshkopët ortodoksë peng janë gjallë e jashtë kufirit



Myftiu i Madh i Sirisë, Ahmad Badreddin Hassoun, kreu shpirtëror i myslimanëve sunitë, deklaron se ka informacione për dy peshkopët ortodoksë të Halebit, rrëmbyer në prill. Sipas tij, janë gjallë e ndodhen jashtë vendit, në Turqi. Sipas lajmeve, të referuara nga agjencia katolike AsiaNews, dje, Hassoun është takuar në Moskë me përfaqësues të Shoqërisë perandorake ortodokse të Palestinës, organizatë ruse me rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme, në fushën e shpërndarjes së ndihmave për popullsinë siriane. U ka thënë se pas rrëmbimit qëndron dora e militantëve çeçenë. Gjatë vizitës në Universitetin islamik të Moskës, Myftiu i Madh denoncoi se së paku 2 mijë rusë myslimanë, shumica me prejardhje nga Kaukazi verior, po luftojnë në radhët e opozitës siriane.
Dy peshkopët ortodoksë, mitropoliti Boulos Yazigi, i Kishës ortodokse të Antiokisë dhe, mitropoliti Mar Gregorios Youhanna Ibrahim, i Kishës siro-ortodokse u morën peng nga një grup, që u vrau shoferin. Të dy ishin duke punuar për shpërndarjen e ndihmave në fshatin Kafr Dael, pranë kufirit turko-sirian. Deri tani, informacionet për ta kanë qenë të ndryshme, por asnjëri nuk është konfirmuar zyrtarisht.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama