HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-10-31 14:20:06
A+ A- Printo artikullin



Papa thërret më 22 shkurt Koncistorin për krijimin e kardinajve të rinj



Me rastin e takimit të Këshillit të Kardinajve, në ditët e para të këtij muaji (1-3 tetor), si dhe në takimin e mëpasëm të Këshillit të Sinodit (7-8 tetor), Papa i njoftoi pjesëmarrësit se do ta thërresë Koncistorin për krijimin e kardinajve të rinj, me rastin e Festës së Katedrës së Shën Pjetrit, më 22 shkurt. E pohon këtë drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi.

“Papa Françesku, pohon zëdhënësi i Vatikanit, vendosi të japë njoftimin për kohën e thirrjes së Koncistorit në shkurt, në mënyrë që ta lehtësojë edhe programimin e takimeve të tjera, në të cilat do të marrin pjesë kardinajtë nga vende të ndryshme të botës.
Mund të parashikohet, vëren atë Lombardi, që Papa t’i paraprijë Koncistorit, siç kanë bërë disa herë paraardhësit e tij, me një Takim të Kolegjit Kardinalor. Para këtij takimi, që parashikohet për datat 17-18, do të mbahet edhe takimi i tretë i Këshillit të Kardinajve (i njohur si i ‘tetë kardinajve’), ndërsa pas Koncistorit, më 24-25, do të mbahet Këshilli i Sinodit. Edhe takimi i ardhshëm i Këshillit të Kardinajve për problemet ekonomike dhe organizative të Selisë së Shenjtë (i njohur si ‘Këshilli i të pesëmbëdhjetëve’) do të jetë në kalendar, si vitet e tjera, në muajin shkurt, ndoshta në javën e mëparshme".




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama