HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-07 15:50:45
A+ A- Printo artikullin

Drita e fesë VI

Kapitulli i dytë i enciklikës drita e fesë përfundon me sqarimin e marrëdhënies që ka feja me kërkimin e Hyjit dhe me teologjinë. Drita e fesë ndriçon udhën e të gjithë atyre që kërkojnë Hyjin. Letra drejtuar Hebrenjve përmend Enokun, që ka jetuar para se Abrahami të hapte udhën e fesë, si njeri që i pëlqente Hyjit, edhe pse po e njëjta letër thotë se Hyji shpërblen ata që e kërkojnë. Pra, jeta e drejtë e një njeriu që nuk e njeh fenë, njihet si kërkim i Hyjit. Nga ana tjetër, “rrugëtimi i njeriut fetar kalon përmes shpalljes së Hyjit, që kujdeset për të e që nuk është e pamundur të gjendet. Çfarë shpërblimi tjetër mund t’u japë Hyji atyre që e kërkojnë, përveçse t’ua bëjë të mundur ta takojnë?” (n. 35).
Hyji, thotë enciklika, është i shndritshëm dhe mund ta gjejnë edhe ata që, pa pasur ende fenë, e kërkojnë me zemër të sinqertë. Drita nuk na vë përballë të vërtetës në mënyrë statike, por dinamike. Ajo paraqitet si rrugëtim. Shembulli më i mirë është ai i yllit që u prin Mbretërve drejt Betlehemit (Mt 2,1-12). “Ylli tregon durimin që ka Hyji me sytë tanë, të cilët duhet të mësohen me shkëlqimin e tij” (n. 35).
Jo vetëm jobesimtari është në rrugëtim, por edhe besimtari: “Njeriu fetar është në rrugëtim e duhet të jetë i gatshëm të pranojë dikë që i prin, të dalë nga vetvetja, për të gjetur Hyjin që befason gjithmonë” (n. 35). Hyji ka respekt për njeriun dhe drita e tij nuk e gllabëron dritën njerëzore, por e bën si një pasqyrë që përthyen dritën hyjnore. Plotësia e dritës hyjnore gjendet në Krishtin, në jetën e tij dritëplote. “Nuk ka asnjë përvojë njerëzore, asnjë itinerar të njeriut drejt Hyjit, që të mos mund të pranohet , ndriçohet e dliret nga kjo dritë” (n. 35). I krishteri duhet të thellohet pafundësisht në Krishtin, nëse dëshiron të shoqërojë njerëzit e tjerë drejt Hyjit.
Duke qenë se feja është udhë, ajo ka të bëjë edhe me jetën e atyre që nuk besojnë, sepse “në atë masë në të cilën i hapen dashurisë me zemër të sinqertë dhe nisin rrugëtimin me atë dritë që mund të shohin, ata janë, pa e ditur, në rrugën e fesë” (n.35).
Duke qenë se feja e ndriçon jetën, atëherë edhe një jetë e ngjashme me jetën që mundëson feja tek besimtari, është pasqyrë e pranisë së Hyjit në ekzistencën e mosbesimtarit: “Kush merr udhën e zbatimit të së mirës, i është afruar Hyjit, e ka mbështetjen dhe ndihmën e tij, sepse, ndriçimi i syve tanë, kur ecim drejt plotësisë së dashurisë, është veti e vetë dritës hyjnore” (n. 35).
Nëse kërkimi i Hyjit na sjell tek feja, atëherë feja na ngjall dëshirën për ta njohur më shumë Hyjin që duam. Nga kjo dëshirë lind teologjia e krishterë. Teologjia, pra, është e pamundur pa fenë. Ajo nuk mbështetet vetëm mbi forcën e arsyes që kërkon Hyjin, por edhe dëgjon çfarë ka për të thënë Hyji që kemi takuar me anë të fesë. Nuk mund të kthehet Hyji në objekt të teologjisë. Ai është Subjekti, kryefjala, që shfaq vetveten, duke hyrë në marrëdhënie me njeriun.
Teologët e mëdhenj të mesjetës kanë thënë se teologjia është shkenca e fesë. Ajo hyn në njohjen që ka Hyji për vetveten. Teologjia nuk është ligjërim mbi Hyjin, por kërkim i thellë i ligjërimit që Hyji ka për të na thënë. Meqë Hyji është Subjekti i teologjisë, kjo shkencë e fesë, atëherë, nuk mund të jetë ndryshe, përveçse e përvuajtë. Duhet të njohë caqet e veta e të respektojë Misterin e pashpjegueshëm, duke i vënë fre arrogancës së arsyes që kërkon shpjegimin e plotë të gjithçkaje.
Feja është njëkohësisht përvojë personale dhe kishtare. Edhe teologjia, si shkencë e fesë, duhet të jetë njëkohësisht fryt i kërkimit personal, brenda kontekstit kishtar. Ajo nuk mund të vihet përballë Kishës, por brenda Kishës, nën dëgjesën e saj, nën dëgjesën e ipeshkvinjve, që janë të bashkuar me Papën.

Share

Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama