HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-11-02 14:07:23
A+ A- Printo artikullin



Zgjedhjet lokale në Kosovë, provë bashkëjetese paqësore pas luftës



Zhvillohen nesër zgjedhjet lokale në Kosovë. Në prag të tyre, kujtojmë se Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun pati bërë thirrje për të votuar, duke theksuar se suksesi i tyre do të jetë i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon. Në veçanti, iu drejtua popullsisë serbe të veriut të vendit, të cilën e nxiti të votojë edhe kryetarja e diplomacisë evropiane, Kathrinë Eshton. Kujtojmë se në veri, jetojnë rreth 40 nga 120 mijë serbë, në mesin e një popullsie prej 2 milion banorësh, shumica shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre janë kundër bashkëpunimit me Prishtinën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama