HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-11-07 10:52:22
A+ A- Printo artikullin



Muzeu i Ayasofia nuk do të bëhet xhami, tani për tani...



Gjykata administrative e Trabzonit, në Turqi, e hodhi poshtë kërkesën për ta shndërruar muzeun e Ayasofia (Dija Hyjnore), në xhami. Sipas burimeve turke, shfrytëzuar nga agjencia Fides, vendimi përfundimtar mbi fatin e ndërtesës mund të merret vetëm nga Këshilli i Shtetit. Por ndërkaq vendimi i gjykatës administrative lokale i frenoi planet e atyre, që synonin ta modifikonin strukturën e kompleksit, duke e përshtatur për kultin islamik. Prillin e kaluar, pas një ndeshjeje të vërtetë ligjore, Kisha bizantine e shekullit XIII, kushtuar Shën Sofisë (Hagia Sophia), kthyer në xhami më 1461 nga Sulltan Mehmeti II, e pastaj në muze të qeverisë turke, në vitin 1961, njihej si pasuri e patjetërsueshme e Fondacionit islamik, me emrin e Sulltan Mehmetit. Me këtë rast, drejtori zonal i Fondacionit, Mazhar Ildirimhan, pohoi se një ndërtesë, që njihet si xhami, nuk mund të përdoret për asnjë qëllim tjetër.Kisha e Shën Sofisë, që në rrjedhë shekujsh u përdor edhe si depo armësh e si spital, u restaurua ndërmjet viteve 1958 e 1962 nga specialisitë të Universitetit të Edimburgut e, pavarësisht nga ndryshimet që pësoi vazhdimisht e nga prekjet, shumë herë në dëm të kryeveprave të saj kishtare, mbetet shembull i pashoq i artit të krishterë bizantin, me afreskun e Krishtit Pantocrator (i Gjithëpushtetshëm) pikturuar brenda kupolës madhështore, si kremtimet, të cilat mbetën në kujtesën e atyre, që patën fatin të merrnin pjesë në to, dikur...Kisha e Shën Sofisë me një bukuri të pakrahasueshme arkitektonike, mbetet monument sa i artit të vonë bizantin, aq edhe i atij të Perandorisë Otomane. Një herë Kishë (që nga viti 537), pastaj xhami e tashti muze i Republikës turke, Hagia Sophia vijon të jetë një nga monumentet më të famshme të krijuar nga njerëzimi në shekuj.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama