HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-07 11:57:39
A+ A- Printo artikullin



Arrestohet Eprori i kamilianëve. Urdhëri shpreh dhimbjen e tij të thellë



“Me dhimbje të thellë mësojmë se Eprori ynë i përgjithshëm, atë Renato Salvatore, është arrestuar nga Roja e Financës për t’u përgjigjur mbi fakte, që i atribuohen atij”. Kështu shkruhet në një komunikatë për shtyp të Urdhërit të Kamilianëve, ku shpjegohet se sivëllezërit po e përjetojnë këtë çast të vështirë me lutje e me besim se do të hidhet dritë mbi ngjarjen. Atë Salvatori dhe pesë të tjerë janë arrestuar me akuzën se kanë penguar dy meshtarë të marrin pjesë në zgjedhjen e Eprorit të përgjithshëm, majin e kaluar, duke inskenuar një kontroll të rremë të policisë gjyqësore. Mungesa e dy meshtarëve i ka dhënë mundësinë atë Salvatorit të zgjidhet në detyrën e rëndësishme. Kujtojmë se në Shqipëri punojnë motrat kamiliane, të cilat kanë një ambulancë në Arameras.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama