HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-08 18:12:48
A+ A- Printo artikullin



Jeruzalem: restaurohet Bazilika e Gjetsemanit, së bashku me myslimanët



Kthehet në shkëlqimin e saj të dikurshëm Bazilika e Gjetsemanit në Jeruzalem, falë 18 muajve pune e 600 mijë eurove. Rojtaria e Tokës Shenjte restauroi bazilikën me 12 harqe, projektuar nga arkitekti Antonio Barluci në vitin 1924. Kisha është ndërtuar pak hapa nga kopshti, ku Jezusi u tërhoq për të medituar, të Enjten e Madhe të Pashkëve. Ndër punëtorët, që u morën me restaurimin, edhe gjashtë djem nga Qendra e Mozaikut në Jeriko. Pesë prej tyre janë myslimanë. Qe një sfidë e rëndësishme për katolikët ta besonin kishën në duart e myslimanëve, por të rinjtë u treguan shumë mirënjohës e krenarë, që morën pjesë në një vepër të tillë. Fretërit françeskanë kanë tani ndërmend të organizojnë vizita në Bazilikë për nxënësit e shkollave, myslimanë e të krishterë, të cilët, së bashku, mbeten të mahnitur nga një vend kaq i bukur, kaq afër shtëpisë së tyre, në zemër të Jeruzalemit Lindor. Edhe programi Palestinez për Mbështetjen e Komunave ka ndihmuar në realizimin e projektit, së bashku me partnerët e tjerë, kryesisht italianë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama