HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-08 17:26:14
A+ A- Printo artikullin



Libri i arkimandritit Manuel Nin për traditën liturgjike siriane



U paraqit sot në Romë, libri i arkimandritit Manuel Nin, rektor i i Kolegjit Papnor grek të Shën Athanasit dhe i kishës së arbëreshëve, në kryeqytetin italian. Titullohet “Fryma e Lindjes Siriane. Viti liturgjik siro-perëndimor” dhe synon t’i njohë lexuesit me thesaret e liturgjive të Lindjes së krishterë.
“Kishat me traditë siriane – shkruan në hyrje frati Sabino Kialà, murg i Bozes – të cilave, vepra e atë Manuel Ninit u paraqet pasurinë liturgjike, letrare dhe ikonografike, dëshmojnë për një Lindje tjetër, të lashtë, të pasur me tradita e me fizionomi të veçantë”.
Në këtë vëllim, “arkimandriti Manuel Nin i jep lexuesit një këndvështrim mbi thesarin e madhërishëm të teksteve, në prozë e në vargje, zgjedhur për përdorim liturgjik në traditën e Antiokisë, si në Kishën Siro-ortodokse, ashtu edhe në Kishën Siro-katolike”, shpjegon në parathënie Sebastian Brok, një nga studiuesit më në zë të traditës siriane. “Të zgjedhur me kujdes të admirueshëm e më një hyrje të bukur – vëren më tej Brok – tekstet, që përkthehen e publikohen në këtë libër, do t’i japin lexuesit një ide të shkëlqyer për pasurinë dhe imazhet simbolike, një nga karakteristikat e kësaj tradite liturgjike pak të njohur”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama