HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-11-08 20:07:23
A+ A- Printo artikullin



SHBA: Doni Europë, luftoni ryshfetin nën dorë në administratë



Biznesi amerikan i ka bërë apel qeverisë shqiptare që të luftohet korrupsioni dhe ryshfeti nën dorë në administratën tatimore. President i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, ka thënë se nëse doni të hyni në Europë luftoni ryshfetet që jepen nën dorë nga bizneset. Crawford tha se bizneset detyrohen që t’i japin administratës tatimore për shërbime të ndryshme dhe kjo praktikë po largon investitorët.
“Ju doni të hyni në Europë dhe është e rëndësishme që t’i zgjidhni çështjet e taksave sa më parë. Rimbursimi i TVSH-së nuk merret nga bizneset dhe ky cikël duhet të prishet sa më parë pasi kjo ndikon tek investitorët dhe ata ndjehen të pabarabartë. Kjo do t’ju lër pas, si vend për thithjen e investimeve. Cikli i pagesave nën dorë nga bizneset duhet të përfundojë pasi detyrohen të paguajnë 20-30 për qind të TVSH-së nën dorë që të rimbursohen”, tha ai.
Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj nga ana tjetër ka kërkuar që bizneset të mos bien pre, duke paguar ryshfete nën dorë. Shehaj premtoi se do luftohet kundrejt çdo abuzimi.
Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi ndër të tjera, edhe rishikim të legjislacionit tatimor si dhe të kontrollohet ana profesionale e inspektorëve tatimorë, të cilët abuzojnë me vënien e gjobave .
Drejtoresha Shehaj deklaroi se kjo situatë do të ndryshojë, pasi nuk mbushet buxheti me gjoba.
Të ftuar në këtë takim ishin edhe biznese të ndryshme, të cilët ngritën një sërë problemesh.
/Shekulli Online/ E.L./






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama