HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-11-10 16:21:40
A+ A- Printo artikullin



“Nata e kristaleve”



75 vjet më parë, tërbimi nazist kundër hebrenjve arriti kulmin gjatë një nate, që mbeti në histori me emrin ‘Nata e kristaleve’. Shprehja u përdor me tallje nga nazistët për shkak të vitrinave të thyera në 7500 dyqane hebrenjsh. Kjo ngjarje përkujtohet çdo vit, për të mos u përsëritur kurrë më tmerre të tilla.
Kurrë më tmerre naziste, kurrë më tmerre kundër hebrenjve! Është thirrja, që dëgjohet sa herë kujtohet kjo faqe tejet e trishtuar e historisë, shkruar me gjak natën ndërmjet 9 e 10 nëntorit të vitit 1938, kur shpërtheu tërbimi nazist kundër hebrenjve.
Atë natë të llahtarshme u vranë 91 vetë, u bënë rrafsh me tokë 267 sinagoga, u internuan në kampet e vdekjes 30 mijë hebrenj. Nisi, kështu, persekutimi sistematik, i egër, i hebrenjve gjermanë, që përfundoi në Shoah, apo në shfarosjen e tyre masive, ndër kampet e vdekjes.
Edhe sot mbarë njerëzimi ndjen dhimbje për çka ndodhi në atë rrethanë tragjike, kujtimi i së cilës duhet të shërbejë që tmerre të tilla të mos përsëritën kurrë më. E sidomos, që të impenjohemi, në të gjitha nivelet, kundër çdo forme të antisemitizmit e të diskriminimit, duke edukuar posaçërisht breznitë e reja me frymën e respektit e të mirëkuptimit reciprok. Me urimin që fjalët “kamp përqendrimi” e “furra krematore”, të përdoren vetëm në faqet e një historie, që nuk do të përsëritet më në asnjë vend e në asnjë kohë.






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama