HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-11-10 16:12:27
A+ A- Printo artikullin



Françesku në Engjëllin e Tënzot: jeta e pasosur është jetë tjetër, vdekja mbetet pas shpine



“Jeta e pasosur është jetë tjetër e vdekja është prapa, e jo përpara nesh”, u tha Papa besimtarëve, mbledhur, si zakonisht, në Sheshin e Shën Pjetrit, për lutjen e së dielës me Atin e Shenjtë. Në muajin kushtuar të shuarve, Papa nuk foli për të vdekurit, por për të gjallët, të ringjallurit.RealAudioMP3

“Jeta e pasosur është një jetë tjetër, në një përmasë tjetër”. Të ngjallurit do të jenë si engjëjt e do të jetojnë në një gjendje të ndryshme, të cilën tani nuk mund ta provojmë, madje, as ta përfytyrojmë. Kështu u shpreh Papa, nësa shpjegonte Ungjillin e së dielës, ku Jezusi, duke iu përgjigjur saduçenjve, që donin të talleshin me besimin në ngjalljen e të vdekurve, pohon se “Zoti nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë jetojnë për Të”:
Lidhja themelore, besa më e pathyeshme, është ajo që lidhet me Jezusin: Ai vetë është Besëlidhja, Ai, Jeta e Ringjallja, sepse me dashurinë e Tij të kryqëzuar, e mundi vdekjen”.
E falë Jezusit, shpjegoi Papa Françesku, të gjithë kanë shpresë se do të vijojnë të jetojnë, në një jetë edhe më të vërtetë, se kjo, që kalojmë mbi tokë:
Jeta, të cilën na e përgatit Zoti, nuk është thjesht zbukurim i kësaj, që jetojmë sot; ajo ia kalon shumë herë përfytyrimit tonë, sepse Zoti na mrekullon vazhdimisht me dashurinë e Tij e me mëshirën e Tij”.
Prej këndej mund të themi se nuk është kjo jetë, që na jep forcë të ecim drejt amshimit, por amshimi, që na ndriçon e na jep shpresë në jetën tonë tokësore:
“Nëse shikojmë vetëm me syrin njerëzor, nuk mund të mos themi se rruga e njeriut shkon nga jeta, drejt vdekjes”.
Po Jezusi e përmbys këtë perspektivë…
“… e pohon se shtegtimi ynë shkon nga vdekja, në jetë: në jetën e përsosur! Prej këndej mund të themi se vdekja është përmbrapa, pas shpine, jo përpara nesh. Para nesh është Zoti i të gjallëve”.
Papa përfundoi me fjalë plot optimizëm për fundin e jetës tokësore dhe fillimin e asaj, që e quajmë: “Jeta e amshuar” Ajo është…:
“…disfata e plotë e mëkatit dhe e vdekjes, fillesa e një kohe të re, kohës së gëzimit, të dritës së pambaruar”.
Pas Engjëllit të Tënzot, përveç lutjes drejtuar Zojës së Bekuar për viktimat e tifonit në Filipine, Papa kujtoi edhe përvjetorin tragjik të ‘Natës së kristaleve”:
“Dhuna e natës ndërmjet 9 e 10 nëntorit 1938 kundër hebrenjve, sinagogave, banesave, dyqaneve të tyre, shënoi një hap të ri drejt tragjedisë së Shoah. Rikujtojmë afërsinë e solidaritetin tonë ndaj popullit hebraik e i lutemi Zotit që kujtesa e së kaluarës të na ndihmojë për të qenë gjithnjë vigjilentë kundër çdo forme të urrejtjes e të intolerancës”.
Më pas Papa, duke kujtuar se sot në Itali kremtohej Dita e falënderimit të Zotit për të mirat e tokës, që ia dhuron vazhdimisht njeriut, u shprehu afërsinë bujqve e blegtorëve, sidomos, të rinjve, që zgjedhin profesionin e bujkut:
“I inkurajoj të gjithë ata, të cilët i shpërvjelin mëngët, që askujt të mos i mungojë ushqimi i shëndetshëm e i nevojshëm”.
Në përfundim, një përshëndetje e veçantë besimtarëve ligurë, të shoqëruar nga kardinali Bagnasco.





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama