HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-12 15:07:02
A+ A- Printo artikullin



Veprimtari festive me rastin e 28 nëntorit 2013, në Romë



Afrohet festa kombëtare e shqiptarëve, 28 nëntori e, me të, nisin edhe ftesat për kremtimet 2013.
Sipas traditës, edhe sivjet Bashkësia italo-shqiptare e Shën Athanasit në Romë, me rastin e festës kombëtare, do të organizojë të shtunën, më 23 nëntor 2013, ora 17.00, në Via dei Greci, 46 – 00187, një konferencë me temë: “Vepra e Gjon Buzukut: Meshari(1555)”. Referuesi kryesor do të jetë profesor Giuseppe Chiaramonte; koordinator, profesor Domeniko Morelli.

Të dielën, më 24 nëntor, në orën 10. 30, pranë Kishës së Shën Athanasit, në Rrugën e Babuinit 149, për të gjithë popullsitë që flasin gjuhën shqipe në Atdhe e nëpër botë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore në këtë gjuhë, kryesuar nga Papas Nicola Berlingieri Miracco.





Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama