HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-11-13 16:14:52
A+ A- Printo artikullin



Paraqiten nismat për Ditën Botërore të Lutjes dhe të Veprimit për Fëmijët



U paraqitën sot në Paris të Francës, në selinë e Konferencës Ipeshkvnore Katolike, nismat për Ditën Botërore të Lutjes dhe të Veprimit në favor të Fëmijëve, që do të kremtohet më 20 nëntor. Tema e këtij viti, për të cilën do të reflektohet deri më 2015, është “Ndal dhunës kundër fëmijëve”. Nismat mbështeten nga UNICEF-i, nga organizata të ndryshme jo qeveritare dhe nga Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për dhunën kundër fëmijëve, Marta Santos Pais. 20 nëntori është zgjedhur për të kujtuar përvjetorin e miratimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Adoleshentëve, në vitin 1989.
Nismat në të gjitha kontinentet u paraqitën sot nga BICE (Byroja Ndërkombëtare Katolike për Fëmijët) dhe kanë si qëllim solidarizimin me fëmijët, të cilët pësojnë abuzime nga më të ndryshmet, në të gjithë botën, duke kërkuar t’u kthehet dinjiteti dhe të drejtat. Gjithashtu, synohet informimi i fëmijëve dhe i të rriturve, në mënyrë që të thyhet heshtja, që nganjëherë e karakterizon këtë dhunë. Së fundi, promovimi i kulturës së mirëqenies brenda familjes, shkollës dhe institucioneve.
Dita e Lutjes për Fëmijët, që kremtohet në të gjithë botën, lindi në vitin 2009 si nismë e Rrjetit Global të Feve për Fëmijët dhe të Arigatou International, një organizatë ndërfetare japoneze, që punon për të drejtat e fëmijëve. Në këtë ditë, të gjithë besimtarët ftohet të luten për të vegjlit e të impenjohen që asnjë prej tyre të mos pësojë dhunën e të rriturve apo çfarëdo lloj abuzimi tjetër. Në veçanti, kërkohet eliminimi i dhunës fizike si metodë disiplinore, regjistrimi universal i fëmijëve, që nga lindja dhe eliminimi i martesës në moshë të njomë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama